Jasharaj: Ditën e Mësuesit po e festojmë të dëshpëruar, jemi në pritje të pagave

  • A.P /
  • 05 October 2022 - 15:57
Jasharaj: Ditën e Mësuesit po e festojmë të dëshpëruar, jemi në pritje të pagave

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur për “dhuratën” të Qeverisë për Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit.

Ai tha se mësuesit në vendet tjera festojnë dhe blejnë ndonjë dhuratë, ndërsa në Kosovë “punëtorët e arsimit në Kosovë festojnë të dëshpëruar e pa pagat deri në këtë moment kur po shkruaj këtë shkrim”.

“Qeveria e tyre i ndëshkojë për grevën legjitime në kohën kur për të njëjtën grevë ua dha pagat shërbyesve civilë që me qëndrim dinjitoz ishin në grevën e njëjtë .Punëtorët e arsimit janë në pritjen e arsyeshme , që bile në pjesën e dytë të ditës së madhe të 5 tetorit, Ditës ndërkombëtare të mësuesit, të marrin pagat e të blejnë ndonjë dhuratë modeste e ta festojnë këtë ditë të madhe, por nëse kjo nuk ndodh , jo vetëm qytetarët e Kosovës , por edhe gjithë bota do ta kuptoj se Qeveria po sjell mesazhe pikëllimi për mësuesin e Kosovës edhe në këtë ditë të madhe të mësuesit kudo në botë.”

Komunikata e plotë:

“Dhurata” e Qeverisë për Ditën ndërkombëtare të Mësuesit

Është 5 Tetori dita ndërkombëtare e mësuesit. Sot të 31 milionë mësuesit , anëtarë të Internacionales Botërore të Arsimit, e në këtë numër bëjnë pjesë edhe anëtarësia e SBASHK-ut , me aktivitete shënojnë këtë ditë të madhe të mësuesit. Sot lartësohet kujtimi për sakrificat sublime të mësuesit nëpër vite e dekada. Sot rikthehet kujtimi edhe për mësuesit e Kosovës, që në vitet e 90-ta kanë bërë sakrifica sublime në mbrojtje të dritës kundër errësirës e duke ruajtur idealin dhe shpresën për Kosovën shtet.

Sot, më 5 tetor miliona mësues të botës kremtojnë ditën e tyre dhe blejnë ndonjë dhuratë e ca gjësende për të festuar, ndërsa punëtorët e arsimit në Kosovë festojnë të dëshpëruar e pa pagat deri në këtë moment kur po shkruaj këtë shkrim. Qeveria e tyre i ndëshkojë për grevën legjitime në kohën kur për të njëjtën grevë ua dha pagat shërbyesve civilë që me qëndrim dinjitoz ishin në grevën e njëjtë .Punëtorët e arsimit janë në pritjen e arsyeshme , që bile në pjesën e dytë të ditës së madhe të 5 tetorit, Ditës ndërkombëtare të mësuesit, të marrin pagat e të blejnë ndonjë dhuratë modeste e ta festojnë këtë ditë të madhe, por nëse kjo nuk ndodh , jo vetëm qytetarët e Kosovës , por edhe gjithë bota do ta kuptoj se Qeveria po sjell mesazhe pikëllimi për mësuesin e Kosovës edhe në këtë ditë të madhe të mësuesit kudo në botë.

Rrahman Jasharaj ,

Kryetar i SBASHK-u

(Kosova Sot Online)