Plagosja e një personi përballë diskotekës në Graçanicë, arrestohet i dyshuari

  • 05 October 2022 - 17:00
Plagosja e një personi përballë diskotekës në Graçanicë, arrestohet i dyshuari

Më datë 01.10.2022, rreth orës 23:00, është raportuar se në Graçanicë përballë një diskoteke nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.

Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarin; Xh. I, mashkull 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“I njëjti sot më datë 05.10.2022, është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë, për t;u proceduar më tej nën dyshimet për rastin “Vrasje në Tentativë”, njofton policia

Në të njëjtën kohë polica ka sekuestruar edhe armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë; Revole e tipit P. Undercover si dhe katër (4) copë fishek.

(Kosova Sot Online)