Kushti i VV-së për SBAShK-un e mësuesit, në këmbim të pagave

  • E.K /
  • 06 October 2022 - 08:07
Kushti i VV-së për SBAShK-un e mësuesit, në këmbim të pagave

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, lidhur me mos-ekzekutimin e pagave të grevistëve të arsimit, ka thënë se Qeveria ka dy kërkesa ndaj tyre, dhe ajo më e rëndësishmja është për zëvendësimin e orëve.

Rexhaj  ka thënë se kjo duhet të ndodhë patjetër, pasi fëmijët kanë humbur shumë.

“Ne kemi vetëm dy kërkesa ndaj SBAShK-ut, dhe ajo më e rëndësishmja është zëvendësimi i orëve sepse fëmijët kanë humbur shumë. Nëse zotohen se orët zëvendësohen, automatikisht pagat avans do të jepen”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)