Arkeologët e Beogradit hasin në një organ gjenital mashkullor nga bronzi, as që mund ta imagjinoni për çfarë përdorej

  • E.K /
  • 06 October 2022 - 09:56
Arkeologët e Beogradit hasin në një organ gjenital mashkullor nga bronzi, as që mund ta imagjinoni për çfarë përdorej

Në Singidunum të lashtë, Beogradi i sotëm, është gjetur një amuletë romake prej bronzi në formën e një falusi – “fascinus”, e cila i përket shekullit të tretë ose të katërt pas Krishtit.

Në fenë romake dhe praktikën magjike, “fascinus” ose “fascinum” përfaqëson mishërimin e falusit hyjnor.

Amuletat në formën e falusit, të shfaqura shpesh me krahë, ishin të kudogjendura në kulturën romake, më së shpeshti si varëse në bizhuteri, në unaza, relieve, llamba vaji… Besohej se fascinus ua largonte të keqen fëmijëve, kryesisht djemve.

Lajmi se ky objekt është gjetur në territorin e Beogradit ka shkaktuar komente të shumta. Imazhi i një objekti që në të kaluarën kishte për qëllim të largonte të keqen nga fëmijët ra në sytë e shumë njerëzve, por sot shkakton të qeshura nga vëzhguesit sepse është në formën e penisit.

(Kosova Sot Online)