
Lexoni edhe:
Lista e zezë e SHBA-ve akoma e pa plotësuar më kokat e liderëve politik të Kosovës të përfshirë në lidhje me nëntokën e krimit të organizuar
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Lis Truss, është deklaruar për takimin inaugurues të Komitetit Politik Evropian që mbahet në Pragë.
Në atë samit Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani.
E si temë kryesore pritet të jetë lufta e Rusisë në Ukrainë.
“Evropa po përballet me unitet dhe vendosmëri me krizën e saj më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë kryeministrja britanike.
“Ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë të vendosur për të siguruar që Ukraina të fitojë këtë luftë, duke u marrë me sfidat strategjike që ajo ka ekspozuar”.
“Unë besoj se takimi i sotëm në Pragë mund t’i japë përparësi prioriteteve të Mbretërisë së Bashkuar që i kapërcejnë kufijtë kombëtarë”, ka deklaruar ajo.
(Kosova Sot Online)