Ky është ish-polici që kreu sulmin në çerdhen e fëmijëve: Pamjet nga vendi i ngjarjes, janë të rënda

  • E.K /
  • 06 October 2022 - 11:07
Ky është ish-polici që kreu sulmin në çerdhen e fëmijëve: Pamjet nga vendi i ngjarjes, janë të rënda

Një masakër u regjistrua në një çerdhe fëmijësh në Tajlandë. Një ish-polic hapi zjarr duke vrarë të paktën 31 persona. Mes tyre 23 fëmijë dhe disa mësues.

Pamjet tronditëse tregojnë fëmijët e shtrirë në dyshemenë e çerdhes.

Autori i identifikuar si Panya Khamrap ishte pushuar nga puna vitin e kaluar pasi nuk kaloi një test për drogën. Ai pritej të paraqitej në gjykatë ditën e nesërme.

Ish-polici u largua me një kamionçinë, përpara se të pësonte një aksident. Gjatë arratisë, ai i ktheu armën vetes. Autoritetet e gjetën trupin e tij të pajetë.

(Kosova Sot Online)