I sëmurë dhe në gjendje të rëndë ekonomike, Valbon Poroshtica ka nevojë për ndihmë/FOTO

  • G.G /
  • 06 October 2022 - 11:15
I sëmurë dhe në gjendje të rëndë ekonomike, Valbon Poroshtica ka nevojë për ndihmë/FOTO

Valbon Poroshtica, 37 vjeçar nga Hajvalia, ka nevojë për ndihmë.

Valboni është në gjendje të keqe shëndetësore.

Ai thotë se nuk merr ndihma nga shteti, por kishte marrë social deri në moshën 5 vjeçare të vajzës së tij, e cila tashmë është 7 vjeçe e gjysmë.

“Deri në moshën 5 vjeçare të vajzës i kam marr nga 80 euro nga shteti dhe më pas mi kanë ndalu. Pastaj kam punuar 1 vit e gjysmë por më nuk mund të punoj për shkak të gjendjes shëndetësore. Mjeku më ka thënë se nuk duhet të punoj për shkak të shëndetit”, ka thënë Poroshtica.

37 vjeçari është operuar për herë të dytë, derisa thotë se ky operacion ka qenë më i rëndë.

“Është hera e dytë që operohem dhe këtë herë kam qenë shumë në rrezik pasi më janë dëmtu shumë zorrët dhe idhëza”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se njerëzit e ndihmojnë por që gjendja e tij është e rëndë dhe ka nevojë për gjithçka, si për ilaç, ushqim, veshmbathje.

“Kam nevojë për gjithçka. Gjendjen e kam shumë të keqe,unë kam nevojë për ilaçe. Kemi nevojë për ushqim, veshmbathje. Ju lutem kushdo që ka mundësi le të më ndihmojë”, ka thënë Poroshtica.

Të gjithë ata që kanë mundësi, mund ta ndihmojnë familjen Poroshtica nga Hajvalia. Ky është numri i telefonit 045-547-013.

(Kosova Sot Online)