Kjo është metoda se si VV i “emancipon” aktivistët e saj, zgjat plot një vit

  • E.K /
  • 06 October 2022 - 11:16
Kjo është metoda se si VV i “emancipon” aktivistët e saj, zgjat plot një vit

Vetëvendosje tashmë ka filluar me sesionet e shkollës politike, e cila mëton “emancipimin” e aktivistëve të lëvizjes.

Në njoftimin e publikuar thuhet se Sekretariati për Emancipim Politik në Lëvizjen Vetëvendosje, “mbajti sesionin hapës për Nivelin teorik të Shkollës politike”.

Aty potencohet se nga aktivistët udhëheqës të shkollës politike është ligjëruar për “esencën e aktivizmit të zbërthyer përmes shkollës politike, duke e vënë theksin te raportet ndërmjet teorisë dhe praktikës dhe natyra praktike e teorisë në përditshmëri”.

Gjithashtu edhe për “paramendimin e shkollës politike si tërësi për demitizim të teorisë dhe më pas i informoi ndjekësit për çështjet praktike të ndjekjes së shkollës politike”.

Shkolla e Vetëvendosjes për aktivistët e rinj do të zgjasë “deri në verën e vitit që vjen dhe do përmbajë pesë lëndë të ndryshme”.

Kjo shkollë e Vetëvendosjes nga kundërshtarët politik, por edhe nga një pjesë e ish-anëtarëve të VV-së që tashmë janë larguar nga partia, është akuzuar si një organizim që i shërben indoktrinimit të të rinjve dhe krijimit të militantit mendjengushtë që refuzon dialogun dhe mbron kauzat me metoda ekstreme.

(Kosova Sot Online)