Zyrtari amerikan: Mundësia është reale që Ukraina ta rikthejë Krimean

  • S.A /
  • 06 October 2022 - 13:31
Zyrtari amerikan: Mundësia është reale që Ukraina ta rikthejë Krimean

Shanset që Ukraina ta rikthejë Krimean tani janë “mundësi reale”, teksa forcat ruse po pësojnë zbrapsje ushtarake, ka thënë një zyrtar amerikan. Gjatë javëve të fundit, trupat ukrainase kanë kthyer prapa një ngecje të ushtrisë ruse në lindje dhe në jug të vendit dhe të hënën një zyrtar i emëruar rus konfirmoi avancimin e Ukrainës përgjatë luginës në lindje të lumit Dnipro në rajonin Kherson në Ukrainën jugore, që është një nga katër rajonet që Vladimir Putin aneksoi javën e kaluar, shkruan Sky News

Tani, një zyrtar amerikan ka thënë për The Telegraph se zbrapsjet e fundit nënkuptojnë se rimarrja e Krimeas nga Ukraina “tani është një mundësi reale dhe nuk mund të zhvlerësohet më”.

“Është e qartë që Rusia nuk ka më aftësi dhe fuqi në njerëz për t’i mbrojtur pozicionet kyçe, dhe nëse ukrainasit arrijnë suksese në qëllimin e rikapjes së Khersonit, atëherë ekziston mundësia shumë e madhe që Ukraina përfundimisht do të jetë në gjendje ta rikthejë Krimean”, tha zyrtari amerikan.

(Kosova Sot Online )