Sekreti më i madh i Vuçiqit dhe Dodikut në marrëdhënien e tyre

  • E.K /
  • 06 October 2022 - 15:35
Sekreti më i madh i Vuçiqit dhe Dodikut në marrëdhënien e tyre

Që pas zgjedhjeve të së dielës në Bosnjë mediat kanë nisur të shkruajnë për raportet e Aleksandar Vuçiq e Milord Dodik, të cilin rezultatet e nxorën të parin në garën për President të Republika Srpska. Sidoqoftë, kundërkandidatja e tij, Jelena Trivic, po pretendon se asaj i janë vjedhur votat.

Por, përveç rezultatit të zgjedhjeve, një nga temat që po diskutohen janë edhe raportet Vuçiq -Dodik dhe përfoljet se ata kanë ndarë rrugët përfundimisht.

Aleksandar Trifunoviq, kryeredaktor i portalit të Banja Lukës Buka, ka komentuar për Danas spekulimet për ftohjen e marrëdhënieve midis Aleksandar Vuçiqit dhe Milorad Dodik, pasi Vuçiq nuk është shfaqur fare në fushatën e Dodik e madje thuhet se ka mbështetur opozitën në Banja Llukë

Sipas tij, keqkuptimet ndërmjet Dodik dhe Vuçiq  tani ka arritur kulmin dhe për këtë ka shumë arsye. Ai thotë se zgjedhjet janë vetëm shkas.

“Sekreti më i ruajtur i Dodik-Vuçiqit”: Çfarë fshihet pas spekulimeve për ndarjen e dy liderëve?

Milorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiq nuk kanë qenë kurrë në marrëdhënie të mira dhe ky është sekreti i tyre i mbajtur më së miri. Këto janë marrëdhënie interesi që paraqiten në mënyrë të përhershme si të mira, kur u përshtaten të dyve, para së gjithash për shkak të rezultateve zgjedhore dhe mesazhit që të dyja i dërgojnë elektoratit të tyre.  Raportet e tyra të tilla janë që  që nga fushata e Boris Tadiqit, në të cilën Dodik ishte i përfshirë në mënyrë aktive”, ka vlerësuaer Trifunoviq.

(Kosova Sot Online)