Dëshmi të rrejshme, burg për të pafajshmit, gjyqtarë të korruptuar

  • A.P /
  • 06 October 2022 - 20:04
Dëshmi të rrejshme, burg për të pafajshmit, gjyqtarë të korruptuar

Së shpejti ish-polici Blerim Gashi dhe ish-gjyqtari Rafet Ismajli, pritet të fillojnë vuajtën e dënimit me burgim prej 20 muajsh, pasi Gjykata e Apelit vërtetoi aktgjykimin dënues ndaj tyre për “Ushtrim të Ndikimit”. Mirëpo dëshmitari kryesor ndaj tyre, i burgosuri Florim Zekaj, telefonoi në redaksi dhe deklaroi se ishte i detyruar të jepte dëshmi të rremë ndaj tyre. Për më tepër, ai akuzoi edhe disa gjyqtarë e prokurorë tjerë për marrje të ryshfetit.

Së shpejti kjo qeli pritet t’i strehojë dy pjesëtarë të sistemit të drejtësisë në vend.

Ish polici Blerim Gashi dhe ish-gjyqtarit Rafet Ismajli, janë në pritje të ekzekutimit të vendimit për burgim pasi drejtësia kosovare i shpalli fajtorë për veprën penale “Ushtrim i Ndikimit”.

Vendimi i të gjitha shkallëve të dritësisë, bazohet në një deklaratë dhënë nga dëshmitari Florim Zekaj.

Por kjo dëshmi, në bazë të së cilës dy vetë pritet të vuajnë dënimin prej 20 muajsh, po del të jetë e pavërtetë dhe e dhënë nën presion.

Këtë gjë nga burgu  e ka thënë dëshmitari i prokurorisë, Florim Zukaj.

Zekaj që është i dënuar për veprën penale ……..dhe është kthyer bashkëpunëtor i prokurorisë në këmbim rë faljes së dënimit, ka deklaruar se Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Rafet Ismaili, nuk ka marrë ryshfet nga ia.

Edhe vendimi për ta dënuar policin Blerim Gashin, sipas dëshmitarit kryesor, ka pasur një prapavijë.

Për t’i dhënë këto deklarata fajësuese, për Ismailin dhe Gashin, Zeka thotë se ka qenë i kërcënuar.

Përveç shfajësimit të gjykatësit e policit, telefonata e ardhur në redaksinë e T7 nga pavijoni 6 i burgut të Dubravës, shpërfaq realitetin e funksionimit të sistemit të drejtësisë kosovare.

Ndonëse i dënuar në vitin 2013 me formë të prerë, qelisë së burgut iu shmang deri vitin e kaluar.

Gjithnjë sipas Florim Zekajt, këtë e arriti përmes ryshfetit dhënë disa gjykatësve.

Me emër dhe mbiemër, ky tregon se kënd e korruptoi për t’ia kthyer rastin e tij disa herë në rivendosje.

Gjithashtu sqaron arsyen se kush e vendosi në kurth herën e fundit, në këndvështrimin e tij.

Në lidhje me pretendimet e dëshmitarit Zekaj ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Televizioni 7 kontaktoi Blerim Isufaj.

Por i propozuari për Kryeprokuror të Shtetit, mohoi akuzat ndaj tij.

Ndryshe nga ky, gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka, mohon se e njeh këtë person.

Megjithëkëtë e ka një përgjigje interesante kur pyetet për ryshfetin që po akuzohet se e mori.

Televizioni tentoi të kontaktoi edhe me gjykatësin Valdet Abazi si dhe policin Zejnullah Surdulli, por të njëjtit për disa javë, nuk kanë qenë të qasshëm.

I burgosuri, Florim Zekaj, ka vendosur t’i bëhë publike përmes T7 të gjitha këto pazare që sipas tij janë bërë, pasi të njëjtit i ishte premtuar se do t’i faleshin vitet e burgut nëse punon me hetuesinë.

Zekaj ka thënë se ai përdorur dhe është detyruar të flas edhe gjëra të pavërteta, por në fund nuk është hequr asnjë ditë burg.

(Kosova Sot Online)