E tha dje Vjosa Osmani: Bandat kriminale në Veri nxiten dhe paguhen nga Vuçiqi

  • E.K /
  • 07 October 2022 - 09:54
E tha dje Vjosa Osmani: Bandat kriminale në Veri nxiten dhe paguhen nga Vuçiqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje gjatë një konferencë për media në Pragë pas përfundimit të ditës së parë të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, kur është pyetur nëse Kosova do të ketë një modalitet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ajo ka shtuar se “përballja jonë nuk është vetëm politike me Serbinë”, por “është edhe përballje e sundimit të ligjit”.

“Sepse nuk do të dorëzohemi para bandave kriminale”, theksoi Osmani.

Sipas Osmanit, nuk është në interes të askujt që të kemi ndonjë Republika Srpska, “sepse më shumë krijojnë problem se paqe dhe stabilitet”.

“Modalitet për ne është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ajo është alfa dhe omega e secilit veprim. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e trason rrugën përpara dhe i cili përcakton që mekanizmat e tillë nuk mund të jenë as një etnik, e as të kenë kompetenca ekzekutive . Por, as nuk mund të krijojnë një shtresë të ndjeshme të qeverisjes e cila e do të binte ndesh me Kushtetutën. Pra, këto janë parimet tona”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)