Fansi i Putinit “shpërthen në lot”, i quan “plehra” ata që refuzojnë mobilizimin

  • E.K /
  • 07 October 2022 - 10:17
Fansi i Putinit “shpërthen në lot”, i quan “plehra” ata që refuzojnë mobilizimin

Një fans i flaktë i presidentit rus Vladimir Putin në televizionin publik të këtij vendi, i ka cilësuar të gjithë ata që nuk duan të vdesin në luftë si “plehra të kalbura”.

Gjatë intervistës, Boris Korchevnikov ka thënë se është e trishtueshme që disa rusë “nuk e kuptojë se pse po ndodhë kjo luftë”.

Ai po fliste për dashurinë e madhe për atdheun, dhe pyeti se pse disa njerëz nuk i ka prekur ajo çfarë kanë parë dhe që po u ndodhë ushtarëve rusë në luftë.

“Nëse edhe atëherë nuk e ndërron qëndrimin ndaj vendit tuaj, t’i je rast i humbur, ti nuk je asgjë – je zero. Nuk duhet të mësoni për njerëzimin, patriotizmin dhe dashurinë. Jeni plehra”, shtoi ai.

Derisa fliste i dridhej zëri dhe me një dozë të vogël qante, vazhdimisht theksonte se ushtari rus do të vdesë në betejë për popullin.

Në anën tjetër të gjithë kanë filluar ta pyesin se derisa u bënte thirrje të gjithëve për mobilizim, atëherë pse ai vet nuk është veshur në rroba ushtarake dhe nuk ka marrë pushkën që të niset në luftë.

(Kosova Sot Online)