Haradinaj thotë se mësuesit janë engjëjt tanë

  • E.K /
  • 07 October 2022 - 11:44
Haradinaj thotë se mësuesit janë engjëjt tanë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mësuesit janë engjëjt tanë dhe ata nuk do të duhej të përfshiheshin në luftën e brendshme politike.

Në një fjalë rasti në foltoren e kuvendit, ai ka shtuar se Kosova asnjëherë nuk guxon t’ua kthejë shpinën mësimdhënësve.

“Vasfije Krasniqi-Goodman është engjëll i ynë. Ajo jeton për ta dëshmuar dhimbjen tonë. Edhe Saranda Bogujevci është engjëll i yni, është treguese e asaj se nga kemi ardhur. Nuk guxon Kosova asnjëherë t’ia kthejë shpinën kësaj dhimbje”.

“Edhe mësuesit janë engjëjt tanë. Nuk është dashur ata të vijnë në mesin e luftës sonë politike. S’ka logjikë me i lënë ata vetëm në këtë kohë”.

“I bëj thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të mos lejojnë të na vijë puna deri në këtë shkallë. Mos të na thyhen shtizat në këtë temë”.

(Kosova Sot Online)