Vuçiq nesër iu drejtohet serbëve për t’i njoftuar me disa “vendime të vështira”

  • E.K /
  • 07 October 2022 - 13:53
Vuçiq nesër iu drejtohet serbëve për t’i njoftuar me disa “vendime të vështira”

Kreu i Serbisë, Aleksnader Vuciq, ka thënë se me 8 tetor do t’i drejtohet popullit serb për t’i njoftuar ata me disa “vendime të vështira”.

Ky fjalim i Vuçiq që do ta mbajë mëngjesin e nesërm vjen pas takimeve në Pragë dhe mbledhjes së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shkruan Nova.rs.

Siç shkruan ky medium, Vuçiq pritet të flasë edhe për sanksionet e BE-së përmes të cilave iu ndalua Serbisë importi i naftës ruse.

Kujtojmë se Vuçiq pas kthimit nga Nju Jorku kishte deklaruar se Serbia “po përballet me një periudhë të vështirë politikisht dhe ekonomikisht dhe se në shtatë deri në dhjetë ditët e ardhshme do të duhet të merren vendime të vështira për vendin”.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha se Vuçiq nesër “do të shpallë disa vendime strategjike dhe se Serbia do të duhet të ndryshojë qëndrim”, ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot Online)