Gola-opozitës: Qitni rrogat, qitni rrogat, vetëm këtë argument keni…

  • E.K /
  • 07 October 2022 - 14:00
Gola-opozitës: Qitni rrogat, qitni rrogat, vetëm këtë argument keni…

“Qitni pagat, qitni pagat, vetëm këtë argument e keni”, u tha opozitës deputeti i pushtetit, Ardian Gola, referuar mosprocedimit të pagave për grevistët mësimdhënës.

Gola i tha kritikëve të opozitës se “nuk e keni qëllim sundimin e ligjit”, por “fokus e keni mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ardhshme”.

Në kontrast me këtë, u shpreh ai, po vepron Lëvizja Vetëvendosje.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk po bën përllogaritje elektroale. Po bën përpjekje për t’i dhënë fund një praktike abuzive, që me lehtësi të padurueshme, pa punuar kërkon kompenzim”.

“Ju po moralizoni”, tha Gola.

“Na thonë se si qeveria e majtë duhet të ketë ndjeshmëri humane, të projektuar nga socialdemokracia. Ndjeshmërinë humane të së majtës e kupton në terma familjare. Ama pushteti i majtë ndjeshmërinë e ka të artikuluar në politika sociale. Ju kështu keni qeveris. Dhjetëra milione borxhe janë falur vetëm sepse kryeministri ka pas qef. S’ka këso formash ndjeshmërie, sepse jemi institucion”.

“Kjo kritikë del të jetë moralizim, sesa kritikë ideologjike dhe konstruktive. Është moralizim.  Nëse përnjëmend do të duhej të kritikohej qeveria, është për shkak të mospërllagoritjes elektorale. Që po bën politika pa llogaritur se sa vota mund t’i humbas”, tha ai.

(Kosova Sot Online)