Besnik Tahiri: Duam të jemi pjesë e NATO-s!

  • E.K /
  • 08 October 2022 - 13:41
Besnik Tahiri: Duam të jemi pjesë e NATO-s!

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit nënkryetar i këtij subjekti politik, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova ka lindur dhe jeton me NATO-n.

Kështu ka thënë Tahiri gjatë një fjalimi të tij të mbajtur sot në Seminarin e 102-të të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme.

“Kosova ka lindur dhe jeton me NATO-në, duam të jemi pjesë e NATO-së. Sot, jemi këtu për të përcjellë një mesazh, që përkundër faktit që jemi në opozitë dhe kemi mospajtime me Qeverinë, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në NATO, për partneritetin për paqe dhe agjendën ndërkombëtare, ne jemi bashkë. Ka shumë gjëra që na ndajnë, por kur bëhet fjalë për këto çështje, ne jemi të bashkuar”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot Online)