“Blerjet në Gjermani, nuk ia vlejnë më”, thonë zviceranët që bënin pazarin atje

  • E.K /
  • 08 October 2022 - 13:52
“Blerjet në Gjermani, nuk ia vlejnë më”, thonë zviceranët që bënin pazarin atje

Blerjet në Gjermani, “nuk ia vlejnë më”, sipas punëtorëve ndërkufitarë.

Zviceranët thonë se blerjet në Gjermani nuk janë më zakoni i tyre. “Nuk ia vlen më”, konfirmon Sandrine, një konsumatore e cila kohë më parë pazaret e shtëpisë i ka kryer atje, përcjell albinfo.ch.

“Është bërë shumë e shtrenjtë, edhe kur ka promovime. Ndërsa ishte shumë favorizuese kur TVSH -ja ishte ulur, pas pak kohe është rritur me të vërtetë dhe nuk ja vlen më”.

Një banore franceze po ashtu tha se” “Zakonisht shkoja në Kehl për të bërë pazaret të shtunave. Tani konstatoj se çmimet janë rritur vërtet, prandaj nuk udhëtoj më në Gjermani, por në Strasburg”.

Produktet ushqimore janë më të përballueshme në Francë dhe Zvicër sesa në Gjermani dhe zgjedhja është shumë më e madhe, tregojnë statistikat e normave të çmimeve.

(Kosova Sot Online)