Çka po ndodh në KEK, anulohet një tender në vlerë 60 mijë euro

  • E.K /
  • 10 October 2022 - 10:27
Çka po ndodh në KEK, anulohet një tender në vlerë 60 mijë euro

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), nëpërmjet njoftimit për kontratë të cilën e kishte iniciuar në muajin qershor të këtij vitit, kishte për qëllim angazhimin e një kompanie për këshilla ligjore.

Madje kishte parashikuar të nënshkruajë kontratë në vlerë deri 60 mijë euro, me kohëzgjatje prej 12 muajve.

Për këtë aktivitet të prokurimit, KEK-u kishte përdorur procedurën e hapur të prokurimit me kriter për dhënie të kontratës – çmimin më të ulët.

20 korriku ishte caktuar të ishte dita e fundit deri kur mund të ofertonin kompanitë e interesuara. Për ofrimin e këshillave ligjore, ishin pranuar tri oferta.

Mirëpo ky aktivitet i prokurimit u anulua. Arsyeja e anulimit të këtij tenderi ishte mungesa e ofertave të përgjegjshme.

“Në mungesë të ofertave të përgjegjshme anulohet aktiviteti i prokurimit” – thuhet në njoftimin për anulim.

(Kosova Sot Online)