Humb jetën një person në Podujevë bie nga traktori

  • E.K /
  • 10 October 2022 - 10:29
Humb jetën një person në Podujevë bie nga traktori

Një person ka rënë nga traktori në arë dhe ka vdekur.

Viktima është dërguar në QKMF Podujevë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se është pa shenja jete.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

MOSEVITIM I RREZIKUT/Podujevë 09.10.2022 – 11:33. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi dyshohet se ka rënë nga traktori në fushë-arë punuese. Viktima është dërguar në QKMF Podujevë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarës dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)