Rrokulliset me traktor, vdes një burrë në Prizren

  • E.K /
  • 10 October 2022 - 10:45
Rrokulliset me traktor, vdes një burrë në Prizren

Një burrë ka vdekur aksidentalisht në Prizren.

Siç njofton policia, viktima është rrokullisur me traktor dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE AKSIDENTALE/Prizren 09.10.2022 – 14:43. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi që dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor. Viktima është dërguar në emergjencë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)