
Lexoni edhe:
Djegia e veturës së zyrtarit të auditimit në QKUK, Kurti fajëson dy kompani që merren me sigurinë aty
Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas mëngjesin e sotëm. Sulmet e njëpasnjëshme ndodhën vetëm disa orë pasi Vladimir Putin “akuzoi” forcat ukrainase se shkaktuan shpërthimin në urën e Krimesë. Shefi ushtarak i Ukrainës ka deklaruar se 75 raketa janë lëshuar nga forcat ruse.
Të paktën tetë civilë janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse me raketa këtë mëngjes në Kyiv. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i ministrit të brendshëm ukrainas, raporton BBC.
Sakaq bëhet me dije se bombardimet ruse kanë dëmtuar 15 automjete në kryeqytetin ukrainas.
Shefi ushtarak i Ukrainës ka deklaruar se 75 raketa janë lëshuar nga forcat ruse deri më tani në valën e sulmeve mëngjesin e sotëm.
Gjenerali Valeri Zaluzhnyi tha në një mesazh në Twitter se 41 prej tyre janë neutralizuar nga forcat ajrore.
BBC nuk mund të verifikojë këtë informacion, por sipas gazetarëve janë dëgjuar shpërthime edhe nga qytete të tjera anembanë vendit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se forcat ruse kishin shënjestruar energjinë dhe civilët në valën e sulmeve me raketa mëngjesin e sotëm, shkruan The Guardian.
“Mëngjesi i sotëm ishte i vështirë. Kemi të bëjmë me terroristë. Dhjetra raketa, “Shahids” iraniane. Ata kanë dy objektiva. Objektet energjetike – në të gjithë vendin. Rajoni i Kievit dhe rajoni Khmelnytsky, Lviv dhe Dnipro, Vinnytsia, rajoni Frankiv, Zaporizhzhia, rajoni Sumy, rajoni i Kharkiv, rajoni Zhytormyr, rajoni Kirovohrad, në jug. Ata duan të krijojnë panik dhe kaos, duan të shkatërrojnë sistemin tonë energjetik. Objektivi i dytë janë njerëzit. Qëndroni në strehimore. Ndiqni rregullat e sigurisë. Dhe mbani mend gjithmonë: Ukraina ishte këtu përpara se të shfaqej ky armik, Ukraina do të vazhdojë të jetë edhe pas armikut,” tha Zelensky.
Shumë qytetarë po strehohen në metro. Aty po këndohen këngë ukrainase.
Në mesin e shumë reagimeve, gazetari Nolan Peterson shkroi se asnjëherë nuk kanë qenë kaq intensive shpërthimet që nga fillimi i luftës.
“Seri shpërthimesh masive në Kiev. U zgjuam unë dhe gruaja ime dhe vrapuam nga shtrati në strehën e bombave. Asgjë kaq intensive në Kiev prej muajsh”, shkruan ai në Twitter.
Russia's latest strike on Zaporizhzhia on Oct. 10.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) October 10, 2022
As a result of an overnight missile attack on the center of the city, part of a multi-story residential building was completely destroyed, Zaporizhzhia Oblast Governor Oleksandr Starukh reported. pic.twitter.com/j6ZwEyRnbQ
People sing #Ukrainian songs in the #Kyiv metro. pic.twitter.com/bcGyIvCOKW
— NEXTA (@nexta_tv) October 10, 2022
(Kosova Sot Online)