Heqja e rrethojave te Parku i Qytetit – rruga “Hamëz Jashari” do të bëhet njëkahore

  • E.K /
  • 10 October 2022 - 11:26
Heqja e rrethojave te Parku i Qytetit – rruga “Hamëz Jashari” do të bëhet njëkahore

Drejtoria e Inspektoratit  të Komunës së Prishtinës të hënën ka filluar lirimin e trotuarit nga veturat e parkuara dhe largimin e rrethojave për rreth Parkut të Kryeqytetit!

Kështu rruga “Hamëz Jashari” do të bëhet njëkahore.

“Drejtoria e Investimeve Kapitlae dhe Menaxhimit të Kontratave do të vazhdojë me ngritjen e trotuarit dhe punët tjera të cilat do të sigurojnë edhe trotuare të lira për këmbësorët, vendparkingje por edhe qarkullim të lirshëm të veturave duke e shndërruar rrugën Hamëz Jashari në rrugë njëkahore”, thuhet në njoftim.

Ngarkesa e trotuareve ka qenë vazhdimisht një problem për qytetarët të cilët duhet të ecin në rrugët  e destinuara për vetura për shkak të bllokimit.

Komuna e Prishtinës ka postuar edhe fotografi nga aksioni i sotëm. 

(Kosova Sot Online)