Komandanti i KFOR-it me fjalë tepër të ëmbla për Kosovën: Arritja më e madhe në karrierën time

  • E.K /
  • 10 October 2022 - 12:04
Komandanti i KFOR-it me fjalë tepër të ëmbla për Kosovën: Arritja më e madhe në karrierën time

Në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it, ka nisur të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.

Në një fjalë rasti, komandanti Kajari, ka thënë se shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më madhe në karrierën e tij ushtarake.

“Të qenit në komandë këtë në Kosovë ka qenë arritja dhe sfida më e madhe që kam pasur në karrierë. Kjo eksperiencë na ka kalitur mua dhe stafin tim”, është shprehur Kajari.

Ai po ashtu ka falënderuar edhe gruan e tij Veronikën për mbështetjen që i ka ofruar përgjatë një viti derisa shërbeu në Kosovë.

(Kosova Sot Online)