Bild-i gjerman: Fundi i Vladimir Putin, do jetë i hidhur

  • G.G /
  • 10 October 2022 - 13:06
Bild-i gjerman: Fundi i Vladimir Putin, do jetë i hidhur

Rusia është bërë një shtet terrorist: raketa në pikun e trafikut në Ukrainë, raketa mbi parqe lojërash, raketa mbi trena me udhëtarë në bord- në të gjithë Ukrainën.

Agresori po sulmon sepse ai mund të arrijë gjithnjë e më pak me mjete ushtarake. Ushtarët rusë janë të pajisur keq, janë të dehur dhe disa vjedhin edhe makina larëse në Ukrainë sepse nuk kanë në shtëpitë e tyre.

Ushtria ukrainase lufton me guxim dhe po i zmbraps rusët. Në një gjendje të tillë, në një situatë të tillë, është më e lehtë për rusët që të vrasin udhëtarët dhe fëmijët ukrainas sesa të mbajnë territoret e pushtuara.

Putini është bërë terroristi më i fuqishëm në botë: vrasje, tortura, masakra me çdo kusht. Ky është qëllimi i tij.

Por përballë tij nuk është më Angela Merkel, e cila e ka dashuruar dhe edhe sot e kësaj dite flet për ‘përfshirjen e Rusisë’.

Një Evropë e re politike po shfaqet: në krye është presidentja e re finlandeze, Sanna Marin, kryeministrja estoneze Kaja Kallas, polakët- të cilët po vendosin tonin drejt Rusisë me guxim dhe forcë, dhe britanikët, që janë larguar nga BE dhe sërish ofrojnë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën se çdo vend tjetër evropian.

Rebelimi i tij nuk do e ndihmojë Putinin: Perëndimi qëndron së bashku.

Nëse ai përshkallëzohet më tej, fundi i tij do të jetë edhe më i hidhur. Ai duhet ta kuptojë këtë. (BILD)

(Kosova Sot Online)