Goditet nga freza duke punuar tokën, vdes fermeri

  • E.K /
  • 10 October 2022 - 15:53
Goditet nga freza duke punuar tokën, vdes fermeri

Një fermer në Divjakë ka ndërruar jetën duke punuar tokën.

Policia bën me dije se 72-vjeçari ishte duke punuar me frezë dore teksa për arsye ende të paqarta ka humbur kontrollin e saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga goditja e frezës i moshuari ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 13:55, në fshatin Babunjë, Divjakë, shtetasi A. B., 72 vjeç, është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën.”, thotë policia.

(Kosova Sot Online)