Festivali i kafes dhe çajit nis sot në Prishtinë

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 09:17
Festivali i kafes dhe çajit nis sot në Prishtinë

Pas dy vjet pauze, rikthehet sot në kryeqytet aroma e kafes dhe çajit.

Për tri ditë radhazi qytetarët do të kenë mundësinë të shijojnë çajin dhe kafen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ky është edicionin i 6-të i festivalit të kafes dhe çajit.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se hapja zyrtare do të bëhet sot, e martë, në ora 10:00, ndërsa festivali do të qëndrojë i hapur deri në pra 21:00.

Risi në këtë edicion do të jetë pjesëmarrja për herë të parë e 5 brendeve të reja (kafes dhe çajit),duke dërguar si asnjëherë më parë numrin në 30 të brendeve pjesëmarrëse.

Të gjithë vizitorët do të kenë mundësi për t’u njohur me programet e kafes dhe çajit si dhe për t’i degustuar, pse jo të gjitha brendet prezente në një vend.

Bëhet e ditur se për dispononimin dhe argëtimin e vizitorëve, do të përkujdesen solo këngëtarët me muzikë të lehtë – jo të zhurmshme, si dhe DJ të njohur vendorë.

Festivali do të qëndrojë i hapur për tri ditë me radhë, sot si dhe më 12 dhe 13 tetor.

(Kosova Sot Online)