Ish-koloneli amerikan: Serbët thuajse zotërojnë veriun e Kosovës, mund të ketë trazira

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 09:24
Ish-koloneli amerikan: Serbët thuajse zotërojnë veriun e Kosovës, mund të ketë trazira

Disa javë më parë, në veri të Kosovës, u krijuan trazira nga ana e serbëve për shkak të pakënaqësisë së tyre ndaj vendimeve të qeverisë për targat dhe dokumentet shtesë hyrje-dalje, për shtetasit serbë.

Këtë situatë, e ka komentuar Lawrence B. Wilkerson është një kolonel i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në pension, i cili ka thënë se, sipas tij, serbët praktikisht e zotërojnë pjesën veriore të Kosovës dhe se trazirat në këtë pjesë mund të shpërthejnë në gjakderdhje të madhe në çdo kohë.

“Serbët praktikisht zotërojnë pjesën veriore të Kosovës dhe trazirat atje mund të shpërthejnë në gjakderdhje të madhe në çdo kohë. Rusia është një mbështetës i madh i atyre serbëve”, ka thënë Wilkerson.

Përveç kësaj, koloneli në pension, ka komentuar edhe deklaratat e presidentit rus, Putin, për Kosovën, duke thënë se rasti i Kosovës, për Moskën “spikat një shuplakë”.

“Së pari, rasti i Kosovës ー sërish rezultat i presidentit Bill Clinton ー spikat si një shuplakë flagrante për Moskën”, ka thënë Wilkerson.

(Kosova Sot Online)