Publikohen çmimet e derivateve për sot, shtrenjtohet edhe më tej nafta

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 09:53
Publikohen çmimet e derivateve për sot, shtrenjtohet edhe më tej nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar çmimoren e re për çmimet tavan të derivateve të naftës.

Kështu, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1.72 euro për litër, duke shënuar kështu ngritje për dy centë në krahasim me dje.

Çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë 1.40 euro për litër, si dhe çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas ishte 0.76 euro për litër.

Kjo çmimore do të jetë në fuqi deri nesër në ora 10:0.

(Kosova Sot Online)