Shfaqen videot ku adoleshentja iraniane shihet duke protestuar para vdekjes

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 09:56
Shfaqen videot ku adoleshentja iraniane shihet duke protestuar para vdekjes

Videot e postuara së fundmi në internet, tregojnë një adoleshente iraniane duke protestuar disa orë para vdekjes së saj.

Nika Shakarami, 16 vjeç, shihet duke qëndruar pranë një koshi dhe duke djegur shaminë e saj në Teheran më 20 shtator, ndërsa të tjerët brohorasin parulla kundër Republikës Islamike.

Pasi i tha një shokut se po ndiqej nga policia, ajo më vonë u zhduk.

Nëna e saj, Nasrin, gjithashtu mohoi se ajo ishte në një video të publikuar nga zyrtarët, për të mbështetur pretendimin e tyre se vdekja e saj nuk ishte e lidhur me protestat e asaj dite.

Zonja Shakarami ka akuzuar forcat e sigurisë për vrasjen e vajzës së saj, por ata kanë deklaruar se ajo vdiq pasi u hodh nga një ndërtesë që ishte në ndërtim e sipër, ndoshta nga punëtorët.

Javën e kaluar, televizioni shtetëror iranian transmetoi pamje të paqarta që tregonin një vajzë apo grua adoleshente të cilën e identifikoi si Nika duke ecur nëpër një rrugicë dhe duke hyrë në një ndërtesë.

(Kosova Sot Online)