Hakerat iranianë pretendojnë marrjen e të dhënave nga sistemi Deep See i policisë

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 09:59
Hakerat iranianë pretendojnë marrjen e të dhënave nga sistemi Deep See i policisë

Hakerat iranianë pretendojnë se së fundmi kanë arritur të marrin të dhënat nga sistemi Depp See i policisë shqiptare.

Në një njoftim te fundit ne platformin e komunikimit Telegram ata shprehen: “Është hapur Kutia e Pandorës, qeveritë arrogante vazhdojnë dëshpërimisht të mohojnë të vërtetën.”

Formati ‘Deep Sea”, përfshin çdo informacion të mundshëm për çdo person me një të kaluar kriminale.

Ajo përfshin informacionin e kaluar, vendndodhjen aktuale dhe kontaktet, raportet detajuese të përgatitura nga agjentët e policisë, gjithashtu informacione për këta agjentë policië.

Rreth 100.000 emra janë në sistem, informacionet e pasaportave dhe detajet për udhëtimet, të tëra janë të bashkangjitura. Përfshihen më shumë se 20 databasa. /Euronews albania

(Kosova Sot Online)