Video prekëse: Fëmijët këndonin himin kombëtar, derisa Kievi po goditej me raketa

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 10:58
Video prekëse: Fëmijët këndonin himin kombëtar, derisa Kievi po goditej me raketa

Një park lojërash për fëmijë ishte në mesin e vendeve të goditura nga një sulm me raketa në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, dje në mëngjes.

Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, postoi në Twitter një foto të asaj që duket të jetë një park lojërash: “Parku i lojërave për fëmijë në qendër të Kievit pas sulmit”.

Ndërkohë në një video tjetër të postuar në rrjetet sociale, shihen fëmijët ukrainas këndojnë në kor himnin kombëtar në një strehimore

Videoja është postuar në Twitter shoqëruar me pyetjen: “A janë këto kërcënimet nga të cilat ka frikë Putini?”

(Kosova Sot Online)