Vrasja makabre e 18-vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu në tetor dalin para gjykatës

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 11:02
Vrasja makabre e 18-vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu në tetor dalin para gjykatës

Është caktuar për datën 26 tetor seanca gjyqësore e radhës për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares nga Ferizaj Marigona Osmani. Kjo është seanca e dytë që nga ngritja e aktakuzës për vrasjen e vajzës nga Ferizaj, të akuzuar janë ish i dashuri i saj Dardan Krivaqa dhe shoku i tij Arbër Sejdiu.

Informacionin për mbajtjen e seancës e ka konfirmuar avokati i familjes së Marigonës, Gazmend Rexhepi.

“Seanca është caktu me datën 26 tetor nga ora 10:00”, tha Rexhepi.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu dolën para gjykatës në korrik të këtij viti, Krivaqa u pa i veshur me jelek antiplumb.

Image

“S’po thom që jam i pafajshëm, po s’di”, kishte deklaruar Krivaqa para gjykatës, i akuzuar për vrasjen dhe dhunimin e 18-vjeçares.

Pamje nga paraqitja e Krivaqes në seancë – VIDEO

Po atë ditë, para gjykatës aktivistet e “Kolektivit Feminist” kishin vendosur pankarta me pjesë nga aktakuza dhe mbishkrimin “ne nuk harrojmë”.

Image

 

 

 

Raporti i autopsisë ka konstatuar se nga goditjet e shumta, 18-vjeçarja ka pësuar politraumë – lëndime të shumëfishta. Ku vdekja është shkaktuar menjëherë nga asfiksia mekanike si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik.

Image

Sipas prokurorisë, në ditën kritike Dardan Krivaqa hynë në dhomë me një shkop dhe së bashku me Arbër Sejdiun e godasin viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar 18-vjeçares dhimbje të mëdha fizike dhe psikike.

Express kishte publikuar aktakuzën për vrasjen e Marigona Osmanit, pjesën e raportit të autopsisë mund ta lexoni më poshtë.

Image

Raporti i autopsisë së Marigonës

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu që nga gushti i vitit të kaluar ndodhen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e Marigonës. Ndërkohë, Krivaqës në aktakuzë i është shtuar edhe vepra penale “dhunimi” dhe Sejdiut ndihmë në kryerjen e dhunimit.

(Kosova Sot Online)