Kaos s’ka naftë në pikat e karburanteve

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 11:12
Kaos s’ka naftë në pikat e karburanteve

Franca është përfshirë nga kaosi pasi më shumë se 25% e pikave të karburantit në vend kanë mbetur pa naftë ose benzinë, për shkak të një greve të punonjësve të rafinerive.

Qindra shoferë kanë mbetur në radhë për disa orë në pikat e karburantit ku kishte ende produkt, ndërkohë që rafineritë kanë ulur furnizimet dhe kërcënojnë se do të rrisin më tej çmimet.

Në mesditë, nga më shumë se 11,100 pika furnizimi që ndodhen në Francë, 2093 prej tyre nuk kishin të paktën një prej derivateve të naftës, ndërkohë që në 1101 mungonte çdo gjë.

(Kosova Sot Online)