
Lexoni edhe:
“Kosova është Europë”, deputeti ukrainas e thotë shqip në AP-në e Këshillit të Europës
Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se është informuar se shumë nga fëmijët e veteranëve nuk po mund t’i marrim vërtetimet që iu duhet për lirim nga pagesa e semestrave.
Ai tha se këto vërtetime nuk po lëshohen nga Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së për shkak të disa gabimeve teknike, derisa po i dërgojnë për në Prokurorinë Speciale.
“Kosova është Europë”, deputeti ukrainas e thotë shqip në AP-në e Këshillit të EuropësLexoni edhe:
“Edhe pse Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, e ka obligim ligjor ofrimin e shërbimeve për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, nuk po e realizon këtë për shumë nga ju për shkak të gabimeve teknike”, ka shkruar ai.
Klinaku u bëri thirrje fëmijëve të veteranëve që nëse nuk lirohen nga pagesa e semestrit me vërtetimet që ua lëshon OVL në Prishtinë “të ngrisin padi, qoftë fakultetit, qoftë ZÇKDL e UÇK-së”.
Postimi i plotë:
Të nderuar studentë (fëmijë të veteranëve të luftës së UÇK-së)!
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, gjithmonë ka lëshuar vërtetime për lirim nga pagesa e semestrave, dhe këtë është duke e bërë edhe tani.
Edhe pse Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, e ka obligim ligjor ofrimin e shërbimeve për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, nuk po e realizon këtë për shumë nga ju për shkak të gabimeve teknike.
Siç jemi të informuar, shumë nga ju nuk mund t’i merrni vërtetimet në ZÇKDL e UÇK-së për shkak të atyre gabimeve dhe po ju dërgojnë në prokurorinë speciale për kopje të aplikacionit, gjë që vonesat atje ua pamundësojnë realizimin e të drejtave ligjore.
P.S
Nëse tani, në fakultetet e Universitetit të Prishtinës, nuk liroheni nga pagesa e semestrit me vërtetimet që ua lëshon Organizata e Veteranëve të Luftës, selia qendrore në Prishtinë, ju bëj thirrje që t’i ngrisni padi, qoftë fakultetit përkatës, qoftë ZÇKDL e UÇK-së.
(Kosova Sot Online)