Murati: Borxhi publik ishte i lartë, kemi filluar të stabilizohemi

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 12:50
Murati: Borxhi publik ishte i lartë, kemi filluar të stabilizohemi

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot ka raportuar para Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë raportimit, ministri ka thënë se borxhi publik ishte i lartë para se ata të vinin në krye të qeverisë, dhe se duke dalë nga pandemia është rritur kjo shifër.

“Është diçka që e kemi trashëguar, ka pasë borxh publik, sipas planifikimeve buxhetore kemi të hyra më të larta, dhe kemi filluar të stabilizohemi”, u shpreh Murati.

(Kosova Sot Online)