Aksident me katër të lënduar në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dalin pamjet

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 13:56
Aksident me katër të lënduar në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dalin pamjet

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:40 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Rreth orës 12:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Ahmeti

(Kosova Sot Online)