I mituri në Drenas e merr 15-vjeçaren në shtëpi dhe e ngacmon s*ksualisht, prindërit e çojnë në Polici
Rastet e ngacmimeve seksuale të vajzave e grave veç po rriten në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla qoftë nga vet viktimat, apo edhe familjet e tyre. Kështu ka ndodhur edhe në fshatin Llapushnik të Drenasit, ku një familje u detyrua ta njoftojë Policinë pasi i biri 16-vjeçar kishte dërguar në shtëpi një vajzë të mitur.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një vajzë 15-vjeçare nga Novobërda, e cila dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari në shtëpinë e tij. Rasti u zbulua pasi prindërit e tij raportuan atë se çfarë ka ndodhur.
Sinjali mëson se prindërit e tij kanë dhënë deklaratat në lidhje me rastin, bashkë me palët, dy të miturit, të cilët kanë përshkruar detajet se si kanë përfunduar bashkë në shtëpinë e 16-vjeçarit.
Me t’u raportuar rasti, hetuesit policorë kanë mbledhur informacione që lidhen me ngjarjen, derisa pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar për 24 orë, për veprën penale “Ngacmim Seksual”.
(Kosova Sot Online)