Iu ndalua hyrja në Kosovës, reagon zyra e Petkoviqit

  • E.K /
  • 12 October 2022 - 11:35
Iu ndalua hyrja në Kosovës, reagon zyra e Petkoviqit

Petar Petkoviqit, drejtor i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Kishte të shkonte në kurorëzimin e Patriarkut serb Porfiri në Patriarkanën e Pejës.

Sipas kësaj të ashtuquajture “zyreje”, Petkoviqit i është ndaluar hyrja në Kosovë për të dhjetën herë.

“Kjo është hera e dhjetë që autoritetet në Prishtinë, të udhëhequra nga Albin Kurti, demonstrojnë forcë dhe arbitraritet dhe ia kanë ndaluar Petkoviqit të vizitojë Kosovën. Kjo është shkelje brutale e marrëveshjes, si ajo për lirinë e lëvizjes dhe Marrëveshja për vizitat zyrtare, e cila parasheh një procedurë të thjeshtuar për vizitën e kryenegociatorit për dialogun me Prishtinën”, thuhet në njoftim.

Kjo e ashqutuajtura “Zyra”, siç transmeton portali propagadistik në gjuhën serbe Kosovo-online citon se Petkoviqi “në mënyrë të duhur, duke respektuar absolutisht të gjitha marrëveshjet e arritura, ka paralajmëruar vizitën dhe praninë e tij në kremtimin e Manastirit të Patriarkanës së Pejës”.

Po ashtu, kjo “zyre” thotë se Petkoviq kishte planifikuar të merrte pjesë të enjten në manifestimin “Ditët e Moravisë” në Gornji Kusac, por autoritetet në Prishtinë këtë mëngjes e ndaluan vizitën”.

E për këtë thonë se do ta informojnë Brukselin zyrtar, për siç pretendon kjo “zyre” shkelje brutale të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

(Kosova Sot Online)