Prokurori del në terren, paralajmëron sekuestrimin e 30 vilave të tjera

  • G.G /
  • 12 October 2022 - 13:23
Prokurori del në terren, paralajmëron sekuestrimin e 30 vilave të tjera

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku ka thënë se sot pritet të sekuestrohen edhe 30 shtëpiza në Zonën e Dytë të Parkut Kombëtar “Sharri”.

Në një paraqitje para mediave nga Brezovica, Maloku ka deklaruar se edhe sot azhdon aksioni për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Zonën e Dytë të parkut.

“Sot po vazhdojmë me aksionin për sekuestrimin e objekteve që gjenden në zonën e dytë të parkut Sharri pasi që dje për shkak të motit nuk kemi mundur t’i sekuestrojmë të gjitha”, tha Maloku.

Ai ka paralajmëruar një aksion të ri në Zonën e Tretë të Parkut Kombëtar “Sharri”.

“Pasi të përfundojmë me zonën e dytë, është një procedurë, kërkesa për gjykatë dhe do të vazhdojmë edhe me zonën e tretë pasi t’i sigurojmë informacionet e duhura që vijnë nga inspektorati qendror nga ministria kompetente për kushtet e ndërtimit”, ka thënë Maloku.

(Kosova Sot Online)