Musk: Kam folur me Putinin 18 muaj më parë, kjo ishte tema e diskutimit

  • E.K /
  • 12 October 2022 - 15:37
Musk: Kam folur me Putinin 18 muaj më parë, kjo ishte tema e diskutimit

Një seri teorish konspirative kanë qarkulluar pas një telefonate mes shefit të Tesla-s, Elon Musk dhe presidentit rus Vladimir Putin, përpara postimit të miliarderit në Twitter, në të cilin ai propozoi një plan me katër pika për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Megjithatë, miliarderi mohoi raportet se ai ka folur me Putinin përpara postimit të diskutueshëm në Twitter.

Gjithçka filloi kur Ian Bremer, kryetar dhe themelues i firmës konsulente Eurasia Group, zbuloi se Musk kishte biseduar me Putinin rreth konfliktit në Ukrainë. Megjithatë, Musk ka mohuar pretendimet e mësipërme të analistit shkencor.

“Kam folur me Putinin vetëm një herë, rreth 18 muaj më parë. Tema e diskutimit ishte hapësira ”, shkroi ai në Twitter.

Javën e kaluar, shefi i Tesla-s u kërkoi 107.7 milionë ndjekësve të tij në Twitter të votojnë në një pyetësor  për luftën në Ukrainë.

Ndër propozimet ishte një referendum për territoret e pushtuara që Kremlini planifikoi të aneksonte.

(Kosova Sot Online)