Deputeti që përmendi Kosovën, paralajmëron njohjen e shtetit tona nga Ukraina

  • G.G /
  • 13 October 2022 - 08:23
Deputeti që përmendi Kosovën, paralajmëron njohjen e shtetit tona nga Ukraina

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko thotë se Kosova duhet të duhet të bashkohet në Këshillin e Evropës dhe më pas në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për Euronews Albania ai u shpreh se lobimi që po bën për Kosovën lidhet me faktin se sipas tij Kosova dhe Ukraina janë dy popuj me gjëra të përbashkëta në histori, përfshirë përballjen me gjenocidin, përkatësisht atë serb dhe rus.

Sipas tij, Ukraina ka ndryshuar qasje lidhur me Kosovën dhe nuk do të jetë e largët dita kur ta njohë si shtet i pavarur.

“Mund të them se që tani në Ukrainë kemi ndryshuar qasje sa i përket çështjes së Kosovës si parlamentarë. Nga bisedimet private që kam pasur shumë kolege të mi mbështesin si ide. Ministria e Jashtme e Ukrainës nuk është gati ta ndërmarrë këtë hap, por jam i sigurt se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo do kërkojë kohën e vet, unë do vazhdoj të bindë ukrainasit ta marrin këtë hap”, tha deputeti ukrainas.

(Kosova Sot Online)