Komisioni Hetimor për Energji sot fton kryesorët e mekanizmave të sektorit energjetik

  • G.G /
  • 13 October 2022 - 08:24
Komisioni Hetimor për Energji sot fton kryesorët e mekanizmave të sektorit energjetik

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës interviston Kadri Kadriun, ish u.d. i kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT-it.

Po ashtu do të intervistohet edhe kryesuesi i Bordit të KEK-ut, Skender Haziri.

Do të intervistohet  edhe  kryeshefi Ekzekutiv i  KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Komisioni e nis punën në ora 10:00.

Kosova po përballet me krizë energjetike dhe ky dimër është paralajmëruar si i vështirë. 

(Kosova Sot Online)