Duma për fjalim e Ramës: Djallëzia e Ramës e çoi problemin nga Serbia në Rusi

  • E.K /
  • 13 October 2022 - 09:18
Duma për fjalim e Ramës: Djallëzia e Ramës e çoi problemin nga Serbia në Rusi

Deputetja demokrate Grida Duma, në “Ora e Betit” u shpreh se kryeministri Edi Rama bëri një dëlir për të fituar ca pikë në Kosovë.

Ajo tha se ai e çoi problemin nga Beogradi në Rusi dhe se fajësoi Evropën që ata kanë fajin për historinë tonë kur ata janë aleatët tanë.

Duma: Rama e bëri nga një dëlir për të fituar ca pikë në Kosovë. Madje edhe aty ka çuar disa spin doktorë të vetët nëpër media që të shkruajnë lajme të mira. Sepse nuk ka mundësi që kosovarët ta duartrokasin Ramën se e çoi problemin nga Serbia në Rusia. Kjo është djallëzia.

Po të fajësosh Evropën dhe SHBA-të si fajtorë, të godasësh aleatët që të krijosh skenarë të errëta dhe autokratike që e vetmja gjë fitohet është që Rama të jetë problem dhe të kthejnë kokën nga problemi. Ky tha se Dick Marty është krijuar në Moskë dhe jo në Beograd dhe ata kanë faj për historinë, duke ia falur historinë Serbisë si një burrë i mirë.

(Kosova Sot Online)