Vuçiq paralajmëron se nuk do të ketë lajme të mira për Serbinë në periudhën e ardhshme

  • E.K /
  • 13 October 2022 - 10:42
Vuçiq paralajmëron se nuk do të ketë lajme të mira për Serbinë në periudhën e ardhshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kur bëhet fjalë për Kosovën, Serbia e ka një rrugë të vështirë përpara.

Vuçiq ka shtuar se ka frikë se nuk do të ketë lajme të mira për Serbinë, në këtë drejtim.

Duke folur për raportin e Komisionit Evropian për progresin e Serbisë, tha se ka të bëjë me kapitullin 35, që i referohet dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e që është e rëndësishme.

“Nëse shikoni nuancat e raporteve për Beogradin dhe Prishtinën, do të shihni se ne jemi vlerësuar pak më mirë, ose pak më pak keq. Por, Serbia nuk ka shkaktuar asnjë krizë dhe asgjë tjetër. Dhe në këtë drejtim kemi një rrugë shumë të vështirë dhe kam frikë se në periudhën e ardhshme nuk do të ketë lajme të mira për Serbinë”, tha Vuçiq.

Por, a është diçka që duhet t’i përkushtohemi në periudhën e ardhshme, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, si dhe atë që është thelbi i interesave tona kombëtare dhe shtetërore.

Ai përsëriti se raporti i Komisionit Evropian është më i favorshëm, para se gjithash për sundimin e ligjit në Serbi, e më pak i favorshëm për mospërputhjen e politikës sonë të jashtme me BE-në.

(Kosova Sot Online)