Ia morën gati 500 mijë euro për investim në kriptovaluta, arrestohen dy persona

  • S.A /
  • 13 October 2022 - 11:20
Ia morën gati 500 mijë euro për investim në kriptovaluta, arrestohen dy persona

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, të mërkurën kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale të Mashtrimit, të  raportuar më datë 17.08.2022.

F.C., mashkull 33 vjeç, si dhe L. Rr., femër 21-vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se të njejtit dyshohet të kenë marrë nga ankuesi shuma të ndryshme parashë për investim në kripto valuta (vlera e përafërt arrinë deri në 500.000 euro) duke i premtuar përfitime të mëdha”.

“Për më shumë dyshohet që mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”, thotë Policia. 

(Kosova Sot Online )