45-vjeçari që u ther me thikë në Itali është nga një fshat i Suharekës

  • E.K /
  • 13 October 2022 - 11:32
45-vjeçari që u ther me thikë në Itali është nga një fshat i Suharekës

Një 45-vjeçar R.K (emër i njohur për redaksinë) nga fshati Vraniq i Suharekës vdiq mbrëmë në Treviso të Italisë nga plagët e marra gjatë një përleshje në rrethin e Fierës.

Përleshja, sipas mediave italiane, ndodhi mes disa personave nga zona e Ballkanit.

Viktima ishte goditur disa herë me thikë. Sipas informacioneve që ka siguruar media përleshja kishte ndodhur me disa kosovarë nga fshati Studençan.

Pjesëmarrësit e tjerë, rreth 20 burra, u plagosën, disa më lehtë e disa më rëndë.

Disa prej tyre janë shtruar në urgjencë, të tjerët sipas dëshmive kanë ikur përgjatë bregut të lumit Sile.

Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende arsyet e kësaj historie, megjithëse nuk përjashtohet që të ketë lidhje me një rrahje të regjistruar pak ditë më parë në afërsi. 

(Kosova Sot Online)