Zgjedhjet në BE dhe SHBA afat për marrëveshjen Kosovë- Serbi

  • G.G /
  • 13 October 2022 - 13:41
Zgjedhjet në BE dhe SHBA afat për marrëveshjen Kosovë- Serbi

Emisari i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, ka kohë që e përsërit se aktualisht ekziston një periudhë kohore pa zgjedhje në Kosovë dhe Serbi dhe se një gjë e tillë është në favor të bisedimeve në mes të dy shteteve të cilat ka vite që po negociojnë drejt një marrëveshje finale.

Lajcak të njëjtën e ka përsëritur edhe gjatë vizitës së sotme në Prishtinë, duke thënë se ekziston përpara një periudhë kohore afër dy vjeçare të cilën mund të shfrytëzojnë në përpjekje për të arritur një marrëveshje finale.

“Shiko, çdo ditë është e rëndësishme. Çfarë kam thënë disa herë, kemi një kalendar unik që është favor tonin dhe s’jemi ndërprerë nga zgjedhjet, dhe kemi një aleancë unike SHBA-BE që po përkrahet nga Britania e Madhe. Kemi këtë dritare të hapur që zgjat deri kur do të mbahen zgjedhjet në SHBA dhe në BE në vitin 2024”, ka thënë Lajcak në konferencë për media.

Lajcak gjithashtu ka thënë se s’do të jetë mirë në rast se s’do të ketë progres deri në vitin 2024 kur edhe do të mbahen zgjedhjet, meqë pastaj fokusi i SHBA-së dhe Bashkimit Evropian do të jetë diku tjetër.

(Kosova Sot Online)