Ky është kosovari që u ther për vdekje në Itali/FOTO

  • G.G /
  • 13 October 2022 - 13:55
Ky është kosovari që u ther për vdekje në Itali/FOTO

Një 45-vjeçar nga Kosova vdiq mbrëmë në Treviso të Italisë pasi i therr me thikë gjatë një përleshje në rrethin e Fierës.

Viktima ishte goditur disa herë me thikë.

Bëhet e ditur se viktima është R.Kolgeci nga fshati Vraniq i Komunës së Suharekës.

Përleshja, sipas mediave italiane, ndodhi mes disa personave nga zona e Ballkanit.

Pjesëmarrësit e tjerë, rreth 20 burra, u plagosën, disa më lehtë e disa më rëndë.

Disa prej tyre janë shtruar në urgjencë, të tjerët sipas dëshmive kanë ikur përgjatë bregut të lumit Sile.

Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende arsyet e kësaj historie, megjithëse nuk përjashtohet që të ketë lidhje me një rrahje të regjistruar pak ditë më parë në afërsi.

(Kosova Sot Online)