“Dritarja e hapur deri më 2024” – a do të arrijnë Fuqitë e Mëdha t’i bindin dy shtetet e vogla të Ballkanit

  • E.K /
  • 13 October 2022 - 14:26
“Dritarja e hapur deri më 2024” – a do të arrijnë Fuqitë e Mëdha t’i bindin dy shtetet e vogla të Ballkanit

Konflikti dhe lufta e paprecedentë që Rusia ka nisur në Ukrainë dhe frika që flaka e përplasjes mund të rrjedh deri në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka vënë në lëvizje fuqitë perëndimore në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me Gjermaninë dhe Francës. Lajcak që erdhi në Kosovë pas telefonatës së Blinken me Vuçiq përmendi edhe intervenimin e Scholz dhe Macron dhe vitin 2024 si afat për marrëveshjen sepse pas kësaj fokusi do të jetë diku tjetër.

Përveç Bosnjës si vend fragjil shkaku i Dodikut dhe “Repuplika Sprksas”, ndërkombëtarët kanë frikë edhe për ndonjë eskalim të mundshëm në mes të Serbisë dhe Kosovës, dy shtete të cilat po dialogojnë prej kohësh e që s’po arrijnë të pajtohen as për zbatim të çështjeve teknike për të cilat janë marrë vesh në Bruksel.

Me qëllim të shmangies së çfarëdo tensioni, javë më parë në Kosovë kanë qëndruar top-këshilltarët e presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz. Siç është konfirmuar nga Qeveria Gjermane për Express, Bonne dhe Plotner në Prishtinë dhe Beograd kishin ardhur bashkë me disa propozime synimi i të cilave është shmangia e çfarëdo eskalimi të mundshëm mes dy shteteve.

Ndërkohë fillimi i tetorit po karakterizohet me një përfshirje të drejtpërdrejtë të liderëve të shteteve perëndimore. Më 9 tetor të vitit 2022 presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Një prej temave që dy liderët kanë diskutuar ka qenë edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet që duhet bërë për të promovuar stabilitetin e rajonit dhe të ardhmen.

“Përveç kësaj, ata folën për përpjekjet për promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë për telefonatën Biden-Scholz.

Pas kësaj bisede, është vënë në lëvizje Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ka telefonuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtind dhe kreun e shtetit serb, Aleksander Vucic.

Në këto biseda është diskutuar për dialogun në mes të dy shteteve derisa zëdhënsësi i DASH, Ned Price, ka thënë se Blinken përmes bisedave që ka pasur me të dy liderët ka potencuar rëndësinë që ka mbështetja Ukrainën dhe rëndësinë e qëndrimit në krah të Ukrainës përballë agresionit të Rusisë.

“Kjo është një pjesë e botës që i di më mirë se shumica pasojat e agresionit rus. Është një pjesë e botës që ka qenë një partner kyç në ndihmën për t’u ofruar partnerëve tanë ukrainas atë që u nevojitet”, ka thënë Price në konferencë për media.

Biseda Biden-Scholz dhe telefonata që Sekretari Antony Blinken ka zhvilluar me Kurtin dhe Vuçiqin është konkretizuar me vizitën e Miroslav Lajcak në Prishtinë dhe Beograd. Emisari i BE-së sot ka qëndruar për një vizitë në Qeverinë e Kosovës ku edhe ka takuar kryeministrin Kurti dhe pas tij edhe kryenegociatorin Besnik Bislimi.

Në një konferencë për media në Prishtinë,  vetë Lajcak e ka konfirmuar se ka ardhur në Kosovë pas intervenimit të Macronit dhe Schozlit dhe telefonatës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Lajcak ka thënë se në Prishtinë kanë diskutuar edhe për targat dhe energjinë dhe ka potencuar se s’është në interesin e askujt që të ketë ndonjë eskalim të situatës. Gjithashtu emisari sllovak ka ritkheksuar edhe një herë faktin se deri në vitin 2024 s’do të ketë zgjedhje dhe se do të ishte mirë të bëhej progres brenda kësaj periudhe kohore.

(Kosova Sot Online)